12-07-2024

Edhe një largim nga Liria e Prizrenit

Edmond Likaj nuk do të jetë pjesë e Lirisë për sezonin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, mesfushori 21-vjeçar, ka njoftuar largimin nga Liria ku ka falenderuar kryesinë e klubit dhe tifozët prizrenas:

”Te dashur futbolldashës nga Prizreni, me anë të ketij postimi, po ju njoftoj se pas një periudhe të gjatë, po ndaj rrugët me FC LIRIA.

Falenderoj kryesin e klubit, shtabin teknik, tifozet e veqant “Arpagjik’t”.

Futbolli eshte i tillë, sot jemi ketu, neser diku tjeter. Klubit i uroj suksese dhe kthim ne superligë aty ku e ka vendin.

Kjo nuk eshte lamtumirë , por MIRUPAFSHIM

Me shumë dashni Edmond Likaj”, ka shkruar Likaj./IO

Asnjë koment

Comments are closed.