Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë

Paraditen e sotme janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pasi kaluan festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë të presin gjatë në pika e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:19), pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë, transmeton Telegrafi.

Edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në një orë, kurse në Jarinë po pritet deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.