Sfida kryesore zhvillohet në kryeqytet ky Sigal Prishtina do të përballet me Pejën.
Ndeshjen e parë “verdhezinjtë” e kanë fituar me rezultat 74:71 në palestrën “Karagaç”.
Tani prishtinasit duhet të fitojnë me katër pikë dallim për të kaluar tutje, kurse nëse fitojnë me tri pikë, ndeshja do të shkojë në vazhdime.
Po ashtu sonte do të zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit.
Mitrovicasit e fituan ndeshjen e parë me 18 pikë dhe kanë epërsi komode për të kaluar në gjysmëfinale.
Epërsi nga ndeshjet e para kanë edhe Bashkimi ndaj Borës, me 22 pikë dallim, 88:66, si dhe Vëllaznimi ndaj Golden Eagle Yllit me 18 pikë epërsi, 100:82.
Edhe në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje.
Ndërkaq, finalja në shkurt të vitit të ardhshëm.