23-11-2024

Rikthehen rastet me koronavirus, sot 5 të infektuar në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sot ka njoftuar për 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 5 prej të cilave në komunën e Prizrenit.

Raporti i sotëm tregon për ndërprerjen e trendit pozitiv, pasi për tri ditë në Prizren nuk ka pasur të infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Të 5 rastet janë raste kontakti  nga fshati Gërnçar.

Referuar njoftimit nga IKSHPK, del se nga 311 mostrat e marra në klinikën infektive, 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv si dhe nëntë raste tjera janë shëruar,

Rastet tjera pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.