24-11-2024

Rikthehet ora dimërore

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, shënon ndërrimin e akrepave të orës, që shkojnë 60 minuta prapa.

Ky ndryshim do të jetë deri më 29 mars të 2020-ës kur akrepat do të kthehen përsëri 60 minuta para. Për vendet e Bashkimit Europian, ora do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Asnjë koment

Comments are closed.