Prizreni sikurse edhe pjesa tjetër e vendit është zgjuar i zbardhur nga bora. Për dallim nga ditët e ngrohta të javës që përcollëm, fundjava nisi me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Temperaturat minimale do të bien edhe -13 gradë në disa qytete të Kosovës, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në -2 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve moti i ftohtë do të na shoqërojë edhe në fillim të javës së ardhshme, por që temperaturat do shënojnë rritje graduale.