25-04-2024

Testi i Maturës pëson ndryshime sivjet, një lëndë e zgjedhin vet maturantët

Hilmi Ratkoceri dhe Kastriot Buza nga Komisioni Shtetërorë i Maturës kanë njoftuar për ndryshimet  në Testin e Maturës për vitin 2019.

Ratkoceri tha se  këtë vit testi i maturës do të mbahet  vetëm në katër lëndë. Në këtë test tri lëndë do të jenë të obligueshme dhe  një me zgjedhje.

“Gjuha  shqipe, matematika dhe gjuha angleze do të jenë lëndë të obligueshme ndërsa një lëndë do të jetë  nga ato që do të zgjedhin nxënësit. Ajo lëndë do të jetë  zegjedhje e nxënësve  nga lista  e propozuar  nga Komisioni Shtetërorë i Maturës e cila do të ketë së paku 10 opcione (lënë të mësuara  gjatë shkollimit)” ka thënë ai.

Hollësi për këtë ka dhënë edhe anëtari tjetër i Komisionit, Kastriot Buza, i cili ka kërkuar edhe  një angazhim më të madh nga  komisionerët që do të përcjellin  testin por edhe një angazhim më të madhë edhe të mësimdhënësve në përgatitjen e nxënësve për këtë test, shkruan ferizajpress, përcjell “GazetaePrizrenit.net”

“Këtë vit do të ketë edhe një kontrollë më rigoroze e sidomos  për përdorimin e celularëve të cilët tani më edhe me udhëzim administrativ janë  të ndaluar edhe  në shkollë. Ndryshim ka edhe te caktimi i Komisionerëve të cilët do t’i caktojë shkolla dhe do të kenë përgjegjësi dhe në rast  të ndonjë  keqpërdorimi mësimdhënësit rrezikojnë të humbin edhe licencën e punës” ka thënë Buza.

Njoftohet se lëndët  të cilat  do të zgjedhen nga nxënësit nuk do të jenë të lëndëve profesionale,  por nga lëndët e përgjithshme  të cilat  ata i kanë mësuar gjatë shkollimit, por për të cilat ata e ndihen më të përgatitur.

Ndryshimet që janë planifikuar për testin e Maturës Shtetërore 2019

  1. Matura me katër lëndë
  2. Tri lëndë obligueshme dhe një me zgjedhje
  3. Gjuha shqipe, matematikë dita e parë
  4. Gjuhë angleze dhe një zgjedhore dita e dytë
  5. Lëndë me zgjedhje do të jetë një lëndë që është mësuar së paku një vit shkollor  të drejtimit përkatës
  6. Çdo lëndë do t`i ketë nga 50 kërkesa
  7. Çdo pyje e saktë sjellë një pikë
  8. Me 80 e më shumë pikë kalon maturën shtetërore
  9. Lënda me zgjedhje përcaktohet paraprakisht nga nxënësit
  • Ndalimi telefonave në qendrën e testim- sipas vendimitt
  • Posedim me telefon largim nga testimi
  • Vendimet e prera për masat e parapara
  • Administruesit caktohen nga drejtori i shkollës/GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.