24-11-2024

Rikthimi në bankat e dikurshme, sjell emocione e lot për gjimnazistët e gjeneratës 1976/77

Klasa IV-6, e gjeneratës 1976 / 77 të gjimnazit në Prizren, që për kujdestar kishte profesorin, Haxhi Ferati, sot kanë përkujtuar kohën e dikurshme, para 42 vjetësh si gjimnazistë.

Me këtë rast është improvizuar një orë mësimore, gjatë të cilës janë thirrur edhe emrat e nxënësve që mungojnë. Kjo ka sjellë emocione dhe lot, në mesin e 20 nga 38 nxënësit e asaj gjenerate, pasi disa prej tyre tashmë nuk janë në jetë.

Gjatë orës mësimore të improvizuar, ish-nxënësit kësaj radhe nuk kanë shpjeguar për ndonjë njësi mësimore sipas programit të atëhershëm, por kanë rrëfyer “historitë” nga jeta e tyre, që nga shkolla e mesme e deri tash.

Përkujtimi i viteve të shkollës dhe të maturës nga ish-gjimnazistët prizrenas, tashmë është shndërruar në një traditë, që pos tjera sjell edhe ritakimin e shokëve e shoqeve të dikurshme, të cilët tashmë jeta i ka shpërndarë nëpër vende të ndryshme. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.