Rinisja e mësimit, Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat, vendosen piketimet për distancën
Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave të kryeqytetet, për t’iu mundësuar nxënësve ambiente sa më të sigurta në momentin kur ata do të rikthehen në klasa.
Ndërkaq, procesi vijon edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.
Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt. /Top Channel