Rinovimi dhe rikonstruimi i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, peng i rivlerësimit
Për këtë arsye ka iniciuar procedurën e prokurimit për hartimin e projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e kësaj ndërtese, që gëzon mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë konstatuar se Komuna në këtë aktivitet të prokurimit nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit për prokurimin publik dhe rrjedhimisht është kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim.
Në njoftimin e publikuar ditë më parë nga OSHP-ja bëhet e ditur se operatori ekonomik “G-Project dhe Smart Architecture” si palë e pakënaqur në fund të gushtit ka parashtruar ankesë pranë këtij organi kundër njoftimit për dhënie të kontratës me titull “Hartimi i projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e objektit të gjimnazit ‘Gjon Buzuku’. Ky operator ka pretenduar se Komuna e Prizrenit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së.