02-08-2026

Rita Ora nga Ohri: Krenare që jam nga Kosova dhe që jam shqiptare

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhuruar një performancë të veçantë mbrëmjen e së shtunës në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha verore të organizuara atje.

Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, të cilat numërojnë miliona dëgjime në mbarë botën, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes krijoi një atmosferë elektrizuese me publikun.

Gjatë koncertit, Rita Ora iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe foli për lidhjen e saj të veçantë me Ohrin, duke kujtuar se e kishte vizituar që në fëmijëri së bashku me familjen.

“Jam rritur në Londër, por zemra ime do të jetë gjithmonë në këtë pjesë të botës”, u shpreh ajo.

Artistja përshëndeti gjithashtu shqiptarët e shumtë në publik, duke shprehur krenarinë për prejardhjen e saj.

 
“Jam shumë krenare që jam nga Kosova, Shqipëria dhe dua që të gjithë të jemi krenarë për atë që jemi dhe nga vijmë”, tha Rita Ora.
Performanca e saj u prit me entuziazëm të madh nga publiku dhe dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të këngëtares me shqiptarët në rajon.

 

@portalb.mk

Rita Ora në Ohër: Për gjithë shqiptarët e mi në turmë, jam shumë krenare që jam nga Kosova, Shqipëria

♬ original sound – PORTALB

 

Asnjë koment

Comments are closed.