18-04-2024

Ronaldo ëndërron një finale të Championsit kundër Realit

Cristiano Ronaldo ëndërron që të udhëheqë Juventusin drejt triumfit në finale të Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës Real Madrid, këtë stinor, raportoi “Sky”.

Ylli portugez ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë, katër prej tyre me Real Madridin mes viteve 2014 e 2018, transmeton Koha Ditore.

Ai i është bashkuar Juventusit për 100 milionë euro 18 muaj më parë, por u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi.

“Real Madridi është një skuadër e jashtëzakonshme, por më me qejf do të luaja ndaj Realit më vonë. Do të jepja nënshkrimin tash për një finale me Realin. Do të ishte ëndërr”, ka thënë Ronaldo.

Asnjë koment

Comments are closed.