Ronaldo kërkon të 10-ën
Ylli i Real Madrid synon edhe një tjetër ndeshje me gol në shtëpi, për të prekur të tretën finale radhazi, në garën më elitare të futbollit europian për klube.
Në përballjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, Cristiano Ronaldo do të synojë të shënojë në të dhjetën ndeshje me radhë në Santiago Bernabeu.
Asi portugez mund të arrijë rekord të jashtëzakonshëm duke arritur në të tretën finale të Ligës së Kampionëve për të tretin vit me radhë.
Skuadra dhe tifozët presin shumë nga ai, që këtë edicion po shkëlqen, pasi ka shënuar 15 gola në këtë garë dhe në nëntë përballje radhazi në tempullin e vet.
Ronaldo nuk tundi rrjetën e bavarezëve në Munich, por ai e ka të njohur rrugën deri tek ajo, meqë në përballjet çerekfinale të vitit të shkuar e ka çuar plot pesë herë topin në të.
Këtyre pesë golave u shtohen edhe nga dy në edicione tjera, duke e rrumbullakësuar në nëntë numrin e golave që ai ka shënuar në këtë garë ndaj Bayern Munich./klankosova/