19-09-2024

Ronaldo me rekord, bëhet i pari person që arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

Futbollisti i njohur ndërkombëtarisht, Cristiano Ronaldo ka arritur gjithsej 1 miliard ndjekës në llogaritë e tij të ndryshme në rrjetet sociale.

Numri llogaritet duke kombinuar numrin e përgjithshëm të ndjekësve të tij në Instagram, Facebook, X, YouTube dhe faqet e rrjeteve sociale kineze Weibo dhe Kuaishou.

Ronaldo u bë personi i parë që arrin këtë shifër befasuese.

Asnjë koment

Comments are closed.