05-05-2024

Rrah për pronë dy persona në Suharekë, arrestohet

Një person është arrestuar si i dyshuar pasi për një çështje prone ka sulmuar fizikisht dy viktimat  një mashkull dhe një femër (K/Shqiptarë),shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Rasti ka ndodhur në Suharekë mbrëmë pak para mesnatës.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Për këtë ata sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.