Në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht.
Referuar policisë, njëri prej tyre ka shtënë edhe me armë në ajër , ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe pranon tretman mjekësor, arma qe është përdorur-armë gjuetie dhe dy gëzhoja janë konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Në raportin e kujdestarisë ditore të policisë, nuk jepen motivet e përleshjes. /Gazeta e Prizrenit”.