Rrahje e të shtëna me armë në Prizren, tre të arrestuar

Në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë,  meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht.

Referuar policisë, njëri prej tyre ka shtënë edhe me armë në ajër , ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe pranon tretman mjekësor, arma qe është përdorur-armë gjuetie dhe dy gëzhoja janë konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Në raportin e kujdestarisë ditore të policisë, nuk jepen motivet e përleshjes. /Gazeta e Prizrenit”.