24-04-2024

Rrahje në një restorant në Malishevë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime nga një përleshje, që sipas policisë ndodhi në një restorant në Malishevë.

Njëri nga pjesëmarrësit është lënduar rëndë, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje pas dite, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar, policisë, Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas tretmanit mjekësor, ndërsa i dyshuari që është lënduar rëndë është nën arrest dhe në përkujdesje të Policisë në QKUK.

Lexo edhe: 

Has / Reshje-vërshime: Rrugët në ujë, Drini del nga shtrati (Video)

Raporti i policisë:

“Kijevë Malishevë 08.01.2021 – 15:05. Ka ndodhë një përleshje mes disa personave deri sa ishin në një restorant. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Personat e tjerë pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.