Rrahje në Prizren, bëhet për spital një person

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një burrë ka rrahur një tjetër kjo pasi ata dy ishin fjalosur mes vete.

Policia njoftoi se burri që u sulmua ka pranuar tretman mjekësor gjersa sulmuesi ka ikur dhe janë në kërkim të tij.

‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor’’, raportoi policia