Rrahje në Prizren, lëndohet një person
Tre persona janë përfshirë në një përleshje dje në Prizren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Njazi Alishani”, rreth orës 16:15.
Policia njofton se njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore, pasi u sulmua nga dy të dyshuarit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.