26-11-2024

Rrahje në Suharekë, lëndohet një i mitur

Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Suharekë, disa persona dyshohen se dje kanë sulmuar fizikisht një të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje me lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës , të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën. Bazuar në dëshminë e tij, atë e kanë sulmuar disa persona të panjohur, mirëpo njërin nga ta e ka identifikuar me emër meqë e njeh që më parë.

Janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe çojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.