20-04-2024

Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga Glazers.

Ai është një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group.

Një tifoz futbolli, Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “në rregull”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi. Sipas “The Telegraph”, ata po kërkojnë një çmim më të madh se 5.8 miliardë eurosh.

Behgjet Pacolli do të blejë Man Utd?

Pacolli, 71 vjeç, tani ka vendosur kapelën e tij në ring. Ai ka një vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington.

 

Asnjë koment

Comments are closed.