Këto 2 ushqime mendohet se janë mbrojtja më e fuqishme kundër viruseve dhe ftohjes

Marrja e vitaminave dhe mineraleve që forcojnë sistemin mbrojtës është e një rëndësie kyçe dhe mënyra më e shëndetshme për t’i siguruar ato organizmit është nëpërmjet të ushqyerit. Ndaj mjekët ndajnë këshillat e duhura. Sipas tyre, dy ushqime që nuk do t’i besoni se janë bombë për imunitetin:  proshuta dhe kungulli, pasi do të bëjnë mrekulli për trupin tuaj!

Në dimër, imuniteti është në rrezik

Në dimër, të gjithë jemi në rrezik më të madh për t’u prekur nga ftohja ose gripi. Mjekët rekomandojnë gjatë kësaj periudhe të mos harroni parandalimin: hani hudhër, pini çajra bimor dhe ngrini mburojën e trupit që do t’ju mbrojë. Megjithatë, ka një mënyrë më të këndshme për të përmirësuar shëndetin tuaj, thotë mjeku rus Viktor Maslennikov.

“Përveç hudhrës, ka edhe shumë ushqime të tjera të dobishme që kujdesen në mënyrë efektive edhe për shëndetin tonë. Për shembull, proshutë dhe kunguj. Me marrjen e moderuar dhe të rregullt të këtyre ushqimeve do t’i bëni një nder shëndetit, do të mbroheni nga sëmundjet e stinës”, thekson doktori.

Hani proshutë, kungull të pjekur!

Sipas doktoreshës, do të ishte e preferueshme të hahet proshutë çdo ditë për drekë, por në sasi të moderuara, mjaftojnë 20-30 gramë, percjell abcnews.al. Çdo gjë përtej kësaj mund të ndikojë negativisht në punën e stomakut dhe mëlçisë. Nuk është e nevojshme ta kombinoni me hudhër.

“Për shkak të sasisë së madhe të acidit arachidonic, yndyra e derrit ndihmon në parandalimin e sëmundjeve virale dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imunitar”, pohon doktori.

Sa i përket kungullit, Maslennikov rekomandon ta hani atë në çdo formë, të zier, të pjekur dhe madje edhe të papërpunuar. Gjëja kryesore është të mos përdorni vaj, erëza dhe shumë sheqer në procesin e përgatitjes.

“Kungulli përmban një sasi të madhe të karotenoideve dhe elementëve gjurmë, të cilët forcojnë shumë sistemin imunitar. Prandaj, sa më shpesh ta hani, aq më mirë do të jetë shëndeti juaj”, thekson Maslenjikov dhe megjithatë paralajmëron pacientët kardiovaskular si dhe ata me diabet që të kenë kujdes me këto dy ushqime sepse mund t’i dëmtojnë.