Skandal te kombëtarja serbe, ‘Vlahoviç në shtrat me gruan e bashkëlojtarit’. Reagime të ashpra

“Dusain Vlahovic në shtrat me gruan e shokut të skuadrës”. Lajmi më pas rezultoi i rremë, por e trazoi më tej Kupën e Botës për Serbinë, e cila deri më tani ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshje. Sulmuesi i Juventusit ka luajtur vetëm 24 minuta ndaj Brazilit dhe ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes kundër Kamerunit, e cila përfundoi 3-3.

Megjithatë, lojtari ka shpërndarë një postim në Instagram me fjalët: “Jam gati”. Me pak fjalë, pse ka ngrohur stolin bomberi serb? A ishte vërtet i përjashtuar vetëm për arsye fizike?

janë pak si ato thashethemet e bezdisshme në kohën e Botërorit 1982 për një aferë të pretenduar mes Cabrini dhe Rossi, që çoi në heshtjen e shtypit të axurrëve. Edhe këtë herë u kërkua skandali i nxehtë. Sipas disave, Vlahovic ka pasur një lidhje me gruan e portierit të dytë të Serbisë, Predrag Rajkoviç.

Dyshohet se të dy u zbuluan në shtrat së bashku gjatë grumbullimit, ku familjet e futbollistëve serbë lejohen të hyjnë. E njëjta situatë do të kishte ndodhur edhe me Nemanja Gudelj dhe gruan e Luka Jovic. E cila në të kaluarën kishte qenë e dashura e një lojtari tjetër, Adem Ljajic.

Por le të kthehemi te Vlahovic. E para që e mohoi skandalin ishte gruaja e Rajkoviç, Ana, e cila është shtatzënë dhe e u shpreh në rrjetet sociale, duke shpjeguar se nuk kishte shkuar as në Katar për shkak të komplikimeve të shtatzënisë: “Njerëzit këtu i japin vetes kaq shumë të drejtë të përhapin gënjeshtra dhe dezinformata dhe të bëjnë argëtim me të gjithë.

Ndërkohë, unë jam në muajin e fundit të shtatzënisë, në spital dhe po bëj një betejë serioze. Turp të keni! Më besoni, ne iu kemi mbijetuar gjërave më të këqija. Faleminderit të gjithë gazetarëve që më mbështetën, duke mos publikuar asgjë. Përgjigja nga luani i plagosur erdhi pak vonë, sepse tufa ishte aty për ta mbrojtur atë”.

Lajmi i kontestuar doli nga ish-bashkëshortet e dy lojtarëve, jo në kombëtare. Gazetarja serbe Zorica S. Radulovic tha: “Historia për problemet mes lojtarëve u nis nga ish-gruaja e një futbollisti të dështuar, zhgënjimet e të cilës shkojnë përtej fundit ku i shoqi ra. Është turp që zgjodhët këtë histori trillimi.

Kështu bëjnë gratë e futbollistëve të dështuar Rajko Brezancic dhe Nikola Vujadinovic. Futbollistë të dështuar, që padyshim nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre martesore, ndaj gratë e tyre janë aq të frustruara”.

Vetë Dusan Vlahovic më pas, në konferencën për shtyp ka përdorur fjalë të forta: “Më vjen shumë keq që e nis konferencën në këtë mënyrë. Mendoj se nuk është e nevojshme të them asgjë, por duhet të reagoj, sepse bëhet fjalë për mua. Nuk ka nevojë te komentojmë ato gjëra që lexojmë të gjithë. Shpifje të rënda.

Ja çfarë bëjnë njerëzit e frustruar, punojnë kundër interesave të kombëtares. Jemi më të bashkuar se kurrë, atmosfera në kombëtare është e mrekullueshme. Unë thjesht dua të mbroj integritetin e emrit tim dhe do të mbrohem ligjërisht nëse është e nevojshme.

Nuk jam ankuar kurrë, nuk është stili im, por tani duhet. Në vend që të na mbështesin, ata flasin për gjëra që nuk kanë lidhje me ne. Nuk i fajësoj, sepse janë njerëz me rezyme boshe. Ata janë të vegjël dhe do të qëndrojnë të tillë”./noa.al