Rrahje për pronë në Rahovec
Një banor i Rahovecit është lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar pas një konflikti për çështje pronësore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00. Sipas policisë, viktima (K/Shqiptar) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net