13-12-2024

Rrahje për pronë në Rahovec

Një banor i Rahovecit është lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar pas një konflikti për çështje pronësore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00. Sipas policisë, viktima (K/Shqiptar) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.