21-11-2024

Rregullohen pesë rrugë në Prizren

Rrugët “Nesim Krasniqi”, “Sali Saramati”, “Nexhat Fanaj”, “Trepça” dhe “Enver Hadri”, janë rregulluar pasi janë shtruar me kubëza dhe trotuare, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve.

Zyrtarët lokal, thanë se realizimi i projekteve është bërë pas njoftimeve të marra nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve. Pas kësaj Drejtoria e Shërbimeve Publike ka marrë iniciativë për rregullimin e tyre.

Pas luftës në Prizren është rregulluar një numër i madh i rrugëve, përfshirë edhe ato në fshatra.

Asnjë koment

Comments are closed.