26-04-2024

Komuna e Malishevës heq shpenzimet e varrimit për banorët

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, obligohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen nga me mjete buxhetore të Komunës.

Referuar njoftimit të zyrës për media në kuadër të Komunës, në këtë përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz të të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove.

Përndryshe, Komuna e Malishevës, edhe vitin e kaluar, i ka mbuluar shpenzimet për shërbimet e varrimit.

Asnjë koment

Comments are closed.