Pas djegies, Urës së Gurit në Prizren i hiqet bloza e zezë

Njërit prej monumenteve më të rëndësishme të Prizrenit, i kthehet pamja e mëparshme. Pas djegies, Urës së Gurit nga sipërfaqja ballore e saj iu hoq bloza e zezë, që u shkaktua pas djegies, dy ditë më parë.

Zjarri i shkaktuar nga djegia e një mini depoje nën njërin hark të urës, e kishte nxirë një pjesë të këtij monumenti ikonik të qytetit tonë.

Kryetari i Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, derisa ka njoftuar për punën e zjarrëfikësve në ”facebook”, ka shkruar se objekti i urës për fat të mirë ka shpëtuar pa pasoja të dëmit fizik.