26-04-2024

Rrënohen nga inspektorati dy objekte në lagjen ” Arbana” të Prizrenit

Inspektorati në  Prizren sot ka bërë rrënimin e dy objekteve, për shkak të ndërtimit në pronën e Komunës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në kumtesën e Drejtorisë së Inspektoratit, thuhet se vendimi për rrënim është marrë pasi që invesititori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve. Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga investitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative.

“Po ashtu, invesititorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit”, thuhet tutje në kumtesë.

Drejtoria e Inspektoratit apelon tek të gjithë qytetarët që të mos fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje dhe se në të kundërtën do të merren masa sipas ligjeve në fuqi./GazetaePrizrenit.net

May be an image of ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.