Rrëshqet dheu, mbyllet përkohësisht autostrada, pjesa Suharekë-Prizren
Në një pjesë të autostradës “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut dhe së qarkullimi i automjeteve është bërë me vështirësi.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se për shkaqe sigurie tani është mbyllur përkohësisht qarkullimi i automjeteve në atë pjesë të autostradës, dalja e Suharekës, drejtimi nga Vërmica.
IndeksOnline ka pyetur më herët edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, ku zyrtari për informim Bajram Krasniqi ka thënë se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit ku ka rrëshqitur dheu.
Lexo edhe:
Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare
“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse”, ka thënë pak kohë më parë Krasniqi./IndeksOnline/