Rreth 250 mijë euro vlera e dëmit nga plaçkitja e argjendarisë në Suharekë
Vlera e dëmit nga plaçkitja e armatosur në argjendarinë në Suharekë sot është rreth 250 mijë euro.
Këtë e bëri të ditur Ervehe Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
“Sipas pronarit të lokalit vlera e dëmit është diku rreth 250 mijë euro”, ka thënë Gashi për Klankosova.
Të dyshuar për rastin në fjalë janë katër persona, të cilët janë në arrati. I plagosur ka mbetur një zyrtar policor, i cili pas tretmanit që ka marrë është jashtë rrezikut për jetë.