30-05-2024

Policia aktivizon “Unazën e Çeliktë”, pas grabitjes së armatosur në Suharekë

Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes.

Siç mëson Sinjali, tashmë Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin dhe sipas informacioneve të para, vlera e stolive që u grabitën është 250 mijë euro.

Sinjali ka siguruar pamje të reja, që janë realizuar nga një kënd tjetër, ku fillimisht shihen tre të dyshuarit brenda argjendarisë, ku i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, pas disa minutash, në vendin e ngjarjes mbërrin Policia, ku njëri polic del nga vetura zyrtare dhe aty nis shkëmbimi i zjarrit.

Asnjë koment

Comments are closed.