09-05-2024

Targat e veturës të vjedhura, një polic u plagos një tjetër u lëndua, detaje nga grabitja në Suharekë

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë.

Ai ka bërë të ditur se nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

“Grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari nuk është i lënduar, ka pasur shkëmbim zjarri në mes policisë e grabitësve, një polic ka gjuajt në drejtim të grabitësve, polici është i lënduar në krah por jo si pasojë e armës”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar të jetë e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai./IO

po trajtohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, ka thënë Bytyqi.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.