Rreziku për eskalim, KFOR-i amerikan siguron ndërtesën e Leposaviqit
Në orën shtatë të mëngjesit, KFOR-i amerikan, në vazhdën e lajmërimeve për protesta nga ana e Listës Serbe, kanë siguruar objektin e Komunës së Leposaviqit.
Prezencë e madhe, sipas raportimeve, është parë edhe para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoaviq dhe Zveçan.
Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.