19-05-2024

Parashikimi i motit për të hënën

Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe rreth mesditës e deri në orët e mbrëmjes, vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 21- 25°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.