08-05-2024

Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë zhvillimin e kapacitetit ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kuvendin e Punës së degës së AAK-së në Prizren e cila ka shpalosur nismën legjislative për kryeqytetin historik.

Haradinaj ka thënë se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi.

“Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”.

“Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka thënë Haradinaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.