25-04-2024

Rrëzohen shtyllat elektrike në Kuk të Dragashit, bagëtitë kullosin nëpër kabllo të rrymës

Disa shtylla elektrike të tensionit të lartë janë rrëzuar në afërsi të fshatit Kuk të komunës së Dragashit.

Si pasojë e erërave të forta, shtyllat kanë rënë deri në tokë dhe përçuesit elektrik po qëndrojnë nëpër kullosat e bagëtive.

Në fotografi të siguruara nga Indeksonline shihen bagëtitë ku kullosin nëpër telat e rrymës.

Kjo zonë shpesh herë ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra për shkak të rrjetit të stërvjetëruar të shtyllave dhe përçuesve. /IndeksOnline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.