23-04-2024

Rrëzohet nga traktori, viktima pëson lëndime të rënda

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është rrezuar nga një traktor.

Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Llozicë të Malishevës.

Sipas policisë, drejtuesi i traktorit nuk kishte siguruar mirë ngarkesën e traktorit, me ç’rast janë rrëzuar edhe ngarkesa, edhe një pasagjer.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.