18-03-2025

Rrëzohet një punëtor nga ndërtesa në Suharekë, dërgohet në QKUK

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar gjatë punimeve në një objekt ndërtimi në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 16 mars 2025, rreth orës 18:40.

Viktima, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, janë njoftuar prokuroria dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar masat e sigurisë në vendin e ndërtimit. Rasti është nën hetime.

Lexo edhe;

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër 14 personave për vdekje të punëtorëve në vendet e punës

 

Asnjë koment

Comments are closed.