23-11-2024

Rrihen kunatat në Rahovec

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur pasditen e djeshme në Rahovec.

Policia ka njoftuar se një grua me të meta psikike ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Derisa viktima në këtë rast është dërguar tek mjeku për trajtim, e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.

 

Ndërkohë policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.