26-04-2024

Shpallet Konkurs letrar nga Biblioteka e Prizrenit

Ftohen të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar, nga të gjitha trojet shqiptare, që të paraqiten në adresë të bibliotekës për dorëzim të punimeve në prozë dhe në poezi (proza nuk preferohet të jetë më e gjatë se 4 fq.).

Këtë vit konkursi do të mbahet në bashkëpunim me SH.K.A. ,, Fidani “.

Punimet mund të dorëzohen në kopje fizike (tri kopje të punimit vendosen në zarf të mbyllur dhe me shifër), apo edhe në adrës elektronike biblioteka_pz@hotmail.com .

Konkursi do t’i ketë këto çmime : • Çmimi Abdullah Thaqi • Vendi i parë • Vendi i dytë • Vendi i tretë

Po ashtu punimet më të mira të vlerësuara nga juria profesionale do të botohen në botimin e rregullt të bibliotekës .

Konkursi mbetet i hapur 2 javë nga data e shpalljes ( deri 24.11.2020).

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.