Rrihen mes vete, arrestohen dy persona në Rahovec
Dy persona janë arrestuar dje në Rahovec pasi janë rrahur mes vete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
“ Pas një mosmarrëveshje, ata janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaePrizrenit.net