05-05-2024

Rrihen mes vete burrë e grua në Prizren, e bëjnë për spital njëri-tjetrin

Policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportit të kujdestarisë, burrë e grua janë rrahur mes vete, derisa njoftohet se burri ishte nën ndikim të alkoolit.

“Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet ne raport.

Asnjë koment

Comments are closed.