25-11-2024

Rrihen mes veti të burgosurit në Burgun e Dubravës

Dy të burgosur në Burgun e Dubravës kanë sulmuar fizikisht një tjetër të burgosur.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Raportohet se brenda në objektin e Burgut të Dubravës pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar të burgosur meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.