Rrihen pas mosmarrëveshjes në trafik, tre të lënduar në Prizren
Pesë persona janë arrestuar në rrugën rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren për shkak të rrahjes në trafik, transmeton “GazetaePrizrenit.net’.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite. “Pesë meshkuj K-Shqiptarë janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pasi paraprakisht kishin një mosmarrëveshje në trafik, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/