21-11-2024

Rrihen për pronë dy persona në Rahovec, njëri behët për spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një përleshjeje me një person tjetër në Rahovec, përgjatë pasdites së të premtes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Rahovecit, Nusret Gjurkaj, ka njoftuar se personi i rrahur është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Gjakovë, derisa është bërë e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Express.

“Viktima fillimisht është dërguar ne shtëpinë  shëndetit ne Rahovec për tretman mjekësor dhe me pas me autoambulance është dërguar ne spitalin rajonal Gjakove për tretman te mëtejmë, ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jete por ka lëndime te renda trupore”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, derisa prokuroria ia ka përcaktuar vendimin për ndalim për 48 orë.

Gjurkaj ka sqaruar edhe rrethanat që sollën deri tek rrahja.

“Dyshohet se deri te rrahja ka ardhur si pasoje e shit-blerjes te një prone te cilën e kishte blere viktima i lartcekur nga një person tjetër”, deklarohet ai. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.