15-07-2026

Rriten shkurorëzimet në Kosovë, 117 raste vetëm në maj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për muajin maj 2026, të cilat tregojnë një rritje të numrit të shkurorëzimeve krahasuar me muajin paraprak.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë muajit maj janë regjistruar 117 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.

Krahasuar me muajin prill, kur ishin regjistruar 111 raste, numri i shkurorëzimeve është rritur për 5.4 për qind, duke shënuar një rritje të lehtë në këtë tregues demografik./IO

Asnjë koment

Comments are closed.