26-04-2024

Rrokulliset me traktor, vdes prizrenasi

Si pasojë e rrokullisjes me traktor një person ka vdekur

Policia njofti se rasti ndodhi dje në një vend malor, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti nga PK:

“Prizren, 16.09.2021-16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.