Rrokulliset vetura në Korishë të Prizrenit, dy të lënduar

Në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku.

Në fshatin Korish të Prizrenit një veturë ka humbur orientimin duke dal nga rruga me ç’rast edhe është rrokullisur.

Në këtë aksident dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Vetura është rrokullisur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.